Connect with us

Sport

Ballkani vazhdon shkëlqimin, Dukagjini shijon fitoren e parë

Publikuar

Skuadra nga Suhareka, ka arritur të mposht 1:2 në udhëtim Ferizajin, në ndeshjen e javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Blend Baftiu dhe Artur Magani shënuan për Ballkanin, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Edon Sadriu.

Xhiroja e tetë ka qenë e veçantë për Dukagjinin, që shijon fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina ka mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Husein Demiri./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK