Connect with us

Sport

Arsenali e mposht me rezultat të thellë Standardin e Vojvodës

Publikuar

Skuadra e Unai Emery ka arritur të mposht 4:0 belgët, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit F.

Fituesi i kësaj përballje u përcaktua që në minutat e parë të ndeshjes, me Arsenalin që shënoi tri gola të shpejta.

Gabriel Martinelli në minutat 14’ dhe 16’ shënoi për 2:0, ndërsa Joseph Willock në minutën e 22’, shënoi për 3:0.

Në pjesën e dytë Arsenal arriti të shënonte edhe golin e katër, tani përmes Daniel Ceballos.

Pas dy ndeshjeve, Arsenal numëron gjashtë pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin F./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK