Connect with us

Lajme

Arrestohet në Kroaci personi që grabiti Bleona Matën? Detajet tronditëse

Publikuar

Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate. Në lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë.

Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.

33- vjecari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sebashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35-vjec kane rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagreb, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje direkte me moderatoren Odeta Dume ka konfirmuar lajmin dhe ka raportuar të tjera detaje.“Ky shtetas kroat me emrin Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve. Unë jam munduar të bëj disa verifikime këtu në Maqedoni edhe nëpërmjet policisë por kam folur edhe me banorët e zonës së vogëlushit Mitat Ibraimi. Policia ende nuk na ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe në ditët në vijim do ta kemi. Por, banorët kur e kanë parë foton dhe lajmin, disa e konfirmojnë se e njohin si fytyrë, disa të tjerë nuk e njohin.

Odeta, pa dyshim që institucionet tona janë informuar nga Kroacia për katër fëmijët e rrëmbyer në 12 mars të vitit 2012. Dyshojmë se fëmijët u rikthyen pranë familjes, këtu në Maqedoninë e Veriut dhe emrat nuk u bënë kurrë publike nga institucionet, për të ruajtur anonimatin e të miturve. Problemi qëndron se ne lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë. Ne dyshojmë se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.”- u shpreh gazetari.

Tashmë redaksia e “Pa Gjurmë” në bashkëpunim me kolegët në Maqedoninë e Veriut kanë nisur investigimet intensive rreth këtij lajmi për të hedhur dritë, pasi është e rëndësishme të zbulohen emrat e tjerë fëmijëve shqiptarë të rrëmbyer nga ky grup kriminal në Kroaci.

Advertisement
Maqedoni57 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK