Connect with us

Kosovë

Arrestohen tre persona të dyshuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë

Publikuar

Tre të dyshuar janë arrestuar për tentim vrasje dje pasi mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike.

Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Të arrestuarit janë A.G. 28 vjeçar, Sh.J. 18 vjeçar dhe A.J. 25 vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i Policisë në Facebook:

Arrestohen tre persona të dyshuar për tentim vrasje

Prishtinë, 24 tetor 2019 – Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike. Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

 A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
 Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
 A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me respekt.:

Zyra për marrëdhënie me publikun & media
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK