Connect with us

Lajme

Arrestohen dy turq në Sarandë

Publikuar

Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia shqiptare në Sarandë për veprat penale falsifikim i dokumenteve , kalim i paligjshëm i kufirit dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuarit janë N.I. 31 vjeç dhe E.A. 40 vjeç, të dy nga Bodrumi. Policia thotë se në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin E.A., u gjet i fshehur 31-vjeçari.

Ky i fundit posedonte dokumenta të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara dhe që do t’i përdorte për të kaluar kufirin. /tvklan.al/