Lajme
Arratiseja e të burgosurit në Shkup, skena ngjan si në filma

Në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një arratisje, e cila ngjan më tepër me skenat e filmave të “Hollivudit”. Mediat vendore raportojnë se i burgosuri, Fidan Iseni, rreth mesditës së sotme iu ka shpëtuar nga duart dy truprojave dhe është arratisur në drejtim të panjohur.
Dy truprojat në lagjen “Aerodrom” janë ndaluar për të konsumuar ushqim dhe në këtë moment, i burgosuri ka shfrytëzuar rastin dhe është larguar.
Shumë media arratisjen e kanë përshkruar si skenë filmash hollivudian.
Sakaqe, Iseni ka qenë i dënuar me shtatë vite e shtatë muaj burgim. Organet kompetente kanë paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj dy truprojave.
















