Connect with us

Kosovë

Analisti i njohur në Open: Albin Kurti ka përdor revoltat qytetare

Publikuar

I ashpër ka qenë analisti nga Kosova, Ismail Tasholli për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Tashollit Albin Kurti ka arritur të manipulojë shumë mirë revoltat e qytetarëve.

Nuk ka mundësi që Albini të marrë vota në një shtet të kapur- u shpreh Tasholli.

Pra, Albini ka kapur shtetin, këtë doni të thoni?- u pyet analisti  nga Eni Vasili.

“Jo e kam fjalën se ky shteti i kapur i njohu votat. Pastaj kapja e shtetit si fenomen politik është prezent në të gjithë Ballkanin, në Shqipëri, në Maqedoni etj. Por Albini e ka krijuar figurën e tij politike me patritizëm. Por ky Albini nuk do të jetë si kryeministër. Revoltat qytetare kanë qenë të shumta dhe Kurti i përdori ato. Për këtë i heqim kapelen”- tha analisti Tasholli.

NA NDIQ NË FACEBOOK