Uncategorized
Amerika publikon pamjet e para të vendit ku u vra udhëheqësi i ISIS’it

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’së ka publikuar pamjet e para të bastisjes së vendit ku pastaj u vra Abu Bakr al-Bagdadi, drejtues i grupit terrorist ISIS, në Siri, transmeton Periskopi.
Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.
“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë”, njoftoi presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.
“Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion, por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë”, njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë.
Ai tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, “duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”.
Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë.
“Ai vdiq si qen. Vdiq si frikacak, ”shtoi presidenti Trump./PERISKOPI/






















