Connect with us

Kosovë

Albulena Haxhiu reagon pas kërkesës së LDK, PDK dhe NISMA për rinumërim të votave

Publikuar

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rinumërimin e votave të kërkuar nga PDK, LDK dhe NISMA.

Postimi i plotë:

Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumrim.

Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjekt që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi.

Qytetarët kanë folur me 6 tetor.

Vullneti i tyre do të jetësohet.

NA NDIQ NË FACEBOOK