Lajme
Alarm për bombë pranë Ambasadës çeke në Tiranë

Një telefonatë anonime ka alarmuar Policinë e Tiranës mbrëmjen e sotme pasi thuhej se në Ambasadën çeke është vendosur një bombë.
Menjëherë pas telefonatës policia ka rrethuar zonën, por deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.
Paraprakisht dyshohet që është një telefonatë e rreme, pasi thirrja është bërë nga një numër privat. Ndërkaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që ka bërë telefonatën./CNA.al

















