Connect with us

Lajme

Aksioni policor në Vaksincë, 81 migrantët mbaheshin peng

Publikuar

me

Kapen 81 emigrantë në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës. Policia ka arrestuar të dyshuarin N.A, person i njohur për autoritet e ndjekjes penale. Sipas policisë emigrantët kanë qenë të strehuar për një kohë të gjatë në një objekt i cili është në pronësinë e të dyshuarit. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanovc, kufiri me Serbinë.

Policia ka gjetur 81 emigrantë në mesin e të cilëve 19 ishin të moshës së mitur. Personi është arrestuar ndërsa emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanovc- deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Për momentin policia nuk posedon informacion nëse i arrestuari është pjesë e grupit të trafikantëve të cilët u arrestuan pakë ditë më parë mbi dyshimet për tregti dhe kontrabandë. Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit. Gjatë vitit 2019, policia ka vepruar në 57 raste të tregtisë dhe kontrabandës me emigrantë, ku 90 për qind e kontrabanduesve kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka parandaluar rreth 18.500 tentativa për kalim ilegal të kufirit.

Adrian Kerimi

Advertisement

MË TË LEXUARAT