Connect with us

Kosovë

Aksident në Vushtrri, shtatë persona të lënduar

Publikuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Druarë të Vushtrrisë mes dy veturave ku si pasojë mbeten të lënduar shtatë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në fshatin Druarë të Vushtrrisë. Të përfshira në aksident janë dy vetura civile”.

NA NDIQ NË FACEBOOK