Connect with us

Kosovë

Aksident në mes një kamioni dhe veture në Mazgit, një i lënduar

Publikuar

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasditës afër fshatit Mazgit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Luljeta Ahmeti nga Policia e Kosovës, për Indeksonline ka thënë se vozitësi i veturës është lënduar ndërsa tani ai gjendet në QKUK.

 

 

“Sipas te dhenave nga Drejtoria Rajonale Prishtine aksidenti ka ndodhur afër fshatit Mazgit rreth orës 17:00, në mes të një kamioni dhe një veture. Vozitësi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor.

Këto jane te dhenat qe kemi për momentin, njësitë policore janë duke trajtuar rastin”, ka thënë ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK