Sport
Abuzoi me Juan Jesus, tifozi racist dënohet me tri vite

Tifozi racist i cili abuzoi me Juan Jesus, ka marrë një dënim prej tri viteve ndalesë për tu futur në stadiumet e Italisë.
Andrea Dell’Aquilla, 36 vjeç, abuzoi në baza racore me Juan Jesus, përmes ‘Instagram’ duke i thënë lojtarit se meriton një vend në kopshtin zoologjik.
Roma denoncoi rastin në polici dhe Instagram, dhe tashmë ai nuk do të ketë të drejtë të jetë prezent në stadium, për tri vite, transmeton lajmi.net.
Ky është një hap shumë i qëlluar nga autoritetet italiane, pasi futbolli italian, por edhe ai anglez, kanë vuajtur shumë së fundmi nga racizmi. /Lajmi.net/






















