Connect with us

Kosovë

Abdixhiku: VV’së i takon kryeministri, por nuk lëshojmë pe në projektin e shtetit

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një parim mes dy subjekteve LDK dhe LVV që kush do t’i fitonte zgjedhjet do të merrte pozitën e kryeministrit.

“Para afatit për koalicione ishim marrë veshë në parim për dy tema. E para që pas zgjedhjeve do vazhdonim aty ku e kishim lënë. Dhe e dyta është që posti i kryeministrit do i takoj fituesit”, ka thënë Abdixhiku.

“Do ishte e padrejtë që mos të arrinim një marrëveshje për mospajtime të vogla pasi që populli e ka thënë fjalën, dhe ata dëshirojnë opozitën”

Tutje ai ka cekur se me Vetëvendosjen do të bashkëpunojnë por gjithsesi nuk do të lëshojnë pe kur vjen puna tek programi qeverisës pasi që LDK’ja nuk lëshon pe kur vjen puna tek rendi kushtetues dhe tek projekti i shtetit të Kosovës. Gjithsesi Abdixhiku nuk i ka uruar fitoren LVV’së duke thënë se ende ka kohë që të kryhet numërimi i votave të mërgatës dhe aty me kusht.

“Do të bashkëpunojmë. Bashkëpunimi donë marrëveshje programore dhe marrë parasysh rezultatin, që në parim është 50/50, atëherë ne do të ngulim këmbë që programin tonë ta futim në program të përbashkët. Po ashtu ne nuk lëshojmë pe në projektin e shtetit të Kosovës. Kosovocentrizmi është një temë që nuk e diskutojmë. Nëse nuk merremi vesh në këtë pikë atëherë do jemi të kënaqur të qëndrojmë në opozitë. Do të ndalojmë çdo qeveri që punon kundër rendit kushtetues. Këtë e kemi bërë edhe me presidentin”, ka thënë Abdixhiku në Pressing

“Gjithsesi ne kemi shumë pika të përbashkëta. Shteti i së drejtës. Ruajtja e kufijve ekzistues të Kosovës. Reciprociteti me Serbinë etj…”

 

Shqipëri2 minutes ago

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

Lajme56 minutes ago

Taravari mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së

Lajme1 hour ago

Rrustemi: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë

Lajme2 hours ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni3 hours ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota4 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni4 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni4 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni5 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri6 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë6 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

NA NDIQ NË FACEBOOK