Connect with us

Lajme

A ka rrezik nga ndikimet ruse dhe kineze në Maqedoni?!

Publikuar

Rreziku nga ndikimet ruse dhe kineze për të cilat një ditë më parë sekretari shtetëror amerikan Majkëll Pompeo paralajmëroi vendin, sipas ekspertëve dhe autoriteteve në vend, është real.

Eksperti i sigurisë Marjan Gjurovski deklaroi se është koha për përgatitjen e burimeve njerëzore për mbrojtje konkretisht nga kërcënimet hibride, në prag të anëtarësimit në NATO. Gjurovski thekson se veprimet armiqësore me ndikim të jashtëm arritën kulmin gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë. Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski thotë se vendi deri tani nuk ka pasur përvojë më të madhe me ballafaqimin me këto kërcënime por mbetet i ekspozuar.

“Dua të them se kërcënimet hibride vërtetë në periudhën e fundit bëhen kërcënim serioz për sigurinë kombëtare si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon por edhe më gjerë. Kërcënimet hibride janë pranuar si kërcënim edhe për NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe nga ky aspekt edhe njëra organizatë edhe tjetra kanë ndërtuar strategji për bashkëpunim dhe për kundërshtim të këtij kërcënimi bashkëkohor- pohoi Viktor Dimovski, drejtor i ASK-së.

Gjurovski dhe Dimovski qëndrimet e tyre i shprehën në konferencën “Kërcënimet hibride dhe ndikimi i tyre mbi demokracinë” në Shkollën rajonale për siguri. Kërcënimet hibride përfshijnë veprime ushtarake dhe joushtarake në formën e desinformatave, sulmeve kibernetike dhe presioneve ekonomike. Ndërkohë një ditë më parë, sekretari shetëror i SHBA-ve, Pompeo, gjatë vizitës së tij të parë në vendftoi për rezistencë dhe mbrojtje ndaj ndikimeve të dëmshme ruse dhe paralajmëroi për rrezikun nga investimet kineze. Pompeo gjithashtu foli për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./Alsat-M

Maqedoni12 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni15 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri45 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK