Connect with us

Kosovë

A ka frikë nga bisedimet me Kurtin, flet Vuçiq

Publikuar

Në intervistën për emisionin Opinion, Albin Kurti e bëri të qartë se do të jetë ai që do të drejtojë dialogun nga pala Kosovare. Por si e pret këtë zhvillim, presidenti serb dhe a do të ulet ai në një tryezë me kreun e Vetëvendosjes, i cili pritet të jetë dhe kryeministri i ri i Kosovës?

Aleksandër Vuçiç duke folur për Opinion, tha se edhe më Thaçin ka qenë e vështirë por ajo që kërkon është arritja e një kompromisi. Sipas tij nëse shqiptarët nuk duan kompromis, nuk ka problem, serbët do vazhdojnë të jetojnë dhe Serbia do të ketë më shumë autoritet në bashkësinë ndërkombëtare.

“Për mua edhe ashtu ka qenë vështirë. Siç e shihni nuk kemi arritur tek rezultati. Nëse do të jetë me vështirë apo jo nuk e di, por për mua është vështirë që nuk kemi një zgjidhje të kompromisit dhe unë flas për gjëra serioze dhe jo për gjëra personale siç është ajo që Albin Kurti ka ofenduar të bijën time minorene duke e përfshirë në procese politike sepse njerëzit e ndershëm këtë nuk e bëjnë, por ta lëmë anash. Sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, unë them që nëse nuk dëshironi kompromis nuk ka problem njerëz dhe vetëm na njoftoni dhe më thuani që nuk duam dhe ne do të themi në rregull do të vazhdojmë kështu të jetojmë, ne pak më mirë se ju, por me një autoritet më të madh se ju në bashkësinë ndërkombëtare që më vjen keq, por kjo është zgjidhja juaj me sa duket dhe nuk kam asnjë problem me këtë”.

Presidenti serb nuk jep një përgjigje se e kujt ishte ideja për shkëmbim territoresh, e atij, Hashim Thaçit apo e SHBA-ve? Teksa thekson se akuzat kundër tij bëhen për të fituar pikë në politikë, në kutitë e votimit ai merr më shumë vota.

“Realiteti pa zgjidhje është ky. Nëse ky realitet është i keq? Jo, kemi jetuar edhe në kohë më të vështira. Por, është garantues i mjaftueshëm i së ardhmes së fëmijëve tanë? Nuk është. Kjo është arsyeja përse jam për zgjidhje të kompromisit. Dhe, të gjithë kuptojnë çdo gjë, por të gjithë bëhen si të marrë nga të gjitha anët dhe këtë e kam thënë qindra herë këtu dhe asnjëherë nuk kam tërhequr asnjë fjalë, pavarësisht sulmeve të forta dhe presioneve e të gjithave”./ Opinion.al

Mos-Pajtimi për Kosovën ||Intervistë e gazetarit Idro Seferi me presidentin e Serbisë Aleksandar VuçiqЕксклузивно интервју на српскиот Претседател, Александар Вучиќ за Клан

Gepostet von Klan Macedonia Television am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Kosovë45 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni48 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni55 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë2 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni3 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni4 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK