Connect with us

Sport

76ers fiton derbin ndaj Celtics, ja të gjtha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Published

on

Nuk ishte një nga ndeshjet me të mira pasi skuadrat shkaktuan së bashku 63 faula, 41 tre pikësha të humbur dhe 24 gjuajtje të lira të humbura, por mbrojtja e ashpër e 76ers e detyroi sulmin e Celtics të mos shfrytëzonte shanset, duke i mbajtur nën 100 pikë, me rezultat total 107-93.

Ben Simmons ishte fantastik me 24 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime ndërsa Tobias Harris (15 pikë, 15 kërcime) dhe Joel Embiid (15 pikë, 13 kërcime) secili shënoi double-double, transmeton lajmi.net.

Kemba Walker luftoi në debutimin e tij të Celtics me 12 pikë duke shënuar 4 nga 18 tentime nga fusha.

Ndërkohë u zhvilluan edhe disa ndeshje mjaft interesante, rezultatet e të cilave mund t’i shihni më poshtë. /Lajmi.net/ 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK