Lajme
617 kilogramë kokainë bllokohen në Brazil, dyshohet se destinacion ishte Shqipëria (VIDEO)

617 kg kokainë e pastër është sekuestruar në Brazil.
Kokaina është gjetur brenda një kamioni në një zonë rurale të quajtur Brasnorte dhe sipër saj ishte stampuar logo e klubit të futbollit të Elbasanit.
Sipas policisë, droga kishte vlerën e nëntë milionë dollarëve, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Evropa.
Ndonëse nuk përcaktohet shteti përfundimtar, dyshimet janë se Shqipëria do ishte ndalesa e fundit, për shkak të logos së Elbasanit, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.
Operacioni është realizuar më 2 shtator dhe katër persona kanë rënë në pranga.





















