Kosovë
39 trupa të vdekur në kamionin bullgar: Policia zbulon detaje për vozitësin e dyshuar për vrasje

Trupat e vdekur të 39 njerëzve janë gjetur në mesnatën e ditës së sotme në një kontejner kamioni në Essex.
Policia ishte thirrur menjëherë nga një ambulancë pas orës 1.40 të mëngjesit pasi kishte marrë vesh se çka kishte ndodhur në Parkun Industrial të Waterglade.
Vozitësi i kamionit, bën të ditur policia, ishte një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, dhe ishte arrestuar menjëherë në dyshimin për vrasje, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Policia e Essexit bën të ditur se vozitësi kishte udhëtuar nga Bullgaria dhe ishte futur në vend përmes Holyhedit gjatë ditës së shtunë.
Indikacionet e para janë se 38 të rritur dhe një tinejxher kishin vdekur. /Periskopi




















