Connect with us

Sport

​Arsenali mund të humbasë Ceballos

Publikuar

Ceballos është huazuar nga “Topçinjtë” gjatë afatit veror.

Futbollisti spanjoll ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe shumë njerëz kanë kërkuar që klubi ta blejë brenda një kohe sa më të shkurtër.

Mirëpo, një gjë e tillë ka mundësi të mos ndodhë, pasi Reali dëshiron t’i rikthejë në klub të gjithë lojtarët që i ka larguar në formë huazimi.

Lojtarët e larguar nga “Los Blancos” në formë huazimi janë Ceballos, Odegaard, Reguilon, Kubo, Hakimi.

Me rikthimin e tyre, Reali shpreson që klubet e tjera të ofrojnë më shumë dhe me ato para të blejë yllin të PSG-së, Kylian Mbappe. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK