Kosovë
Arrestohet pasi ilegalisht hapi lokalin për lojëra fati

Policia e Kosovës ka realizuar një plan operativ në në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor dhe do shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor.
Sipas Policisë, pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të proceduarës paraprake, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali pa emër pa mbishkrim, nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ .
“Brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera të lojërave bixhozi, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor dhe do shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor. Është arrestuar i dyshuari shtetas shqiptar i Kosovës, M.K.(1992), pronar i lokalit pasi që është hasur duke mbajtur në mënyrë ilegale të hapur lokalin”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari arrestohet, sjellët në stacionin policor dhe pas intervistës hetimore, me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet nën masën e ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.






















