Shëndetësi
Zona më problematike e trupit/ Si mund të ulni kilogramët e shumtë rreth barkut

Kilogramët e shumtë rreth barkut janë zona më e vështirë e trupit dhe duhet shumë kohë për t’i hequr. Sipas ekspertëve, ka pesë lloje të caktuara te obeziteti abdominal, ku secila prej tyre shkaktohet nga një arsye e veçantë dhe që sigurisht kërkon dietë dhe ushtrime specifike. Ndaj identifiko llojin e barkut të krijuar dhe më pas përshtat një strategji të saktë për rënien në peshë.
Peshohu vetëm një herë në jave dhe mos e humb besimin në vete. Trupi njerëzor ka nevojë për shumë elemente, vitamina, karbohidrate dhe yndyrna. Nëse përjashton ndonjërën prej tyre, dije se dieta do të të sjellë më shumë probleme sesa përfitime.
Stresi është armiku numër një i një trupi të tonifikuar. Kjo për vetë faktin se niveli i lartë i hormonit të stresit, kortizoli promovon krijimin e dhjamit. Përpiqu të jesh e qetë dhe të vendosësh ekulibrat në jetë.
Arsyeja e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është Polycystic ovary syndrome (PCOS), e cila konsiston në prezencën me shumicë të hormoneve mashkullore në trupin e një gruaje. Një gjendje e tillë shkakaton probleme me menstruacionet, me të mbeturit shtatzënë, rrezik për diabet dhe mbipeshë. Edhe nëse ia del të humbasësh kilogramë, me PCOS- në rrezikon t’i shtosh sërish, ndaj bën mirë të konsultohesh me një mjek.




















