Connect with us

Lajme

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Austri

Publikuar

Vjenë, 29 shtator  Rreth 6,4 milionë austriakë sot do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura pasi u votua mocion i mosbesimit të Parlamentit austriak, për herë të parë në historinë e pas luftës.

Para  zgjedhjeve për Parlamentin Evropian  u publikua aferë lidhur me video xhirimet prej dy vitesh në të cilat Lideri i Partisë Liberale të Austrisë (FPO), Hajnc Kristijan Shtrahe, pretendohet se një të afërmi  të një miliarderi rus i ka ofruar funksione shtetërore  për përkrahen financiare të partisë së tij, gjë që solli edhe prishjen e koalicionit me Partinë Popullore (OVP) të kancelarit të atëhershëm Sebastian Kurc.

Kurc vendosi që ta ndërpresë koalicionin me Liberalët dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme, por deri për votimin u përpoq që të udhëheqë me formimin e një qeverie eksperte, e cila zgjati vetëm disa ditë, sepse partitë opozitare në Kuvend votuan mocionin e mosbesimit.

Qytetarët sot do të zgjedhin 183 deputetë, ndërsa listat partiake do të shpërndajnë mandatet sipas parimeve rajonale, provinciale dhe republikane, për të cilat vlen pragu prej katër për qind.

NA NDIQ NË FACEBOOK