Lajme
“U regjistruan 340 lëkundje” – Koçi: S’ka nevojë për alarm, rreziku kaloi

Përgjegjësi i departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi, tha se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar më shumë se 340 lëkundje sizmike.
Magnituda më e madhe pas goditjes kryesore, ishte ajo që ishte 12 minuta pas asaj kryesore.
Por Koçi thotë se rreziku mund të quhet i kaluar tashmë duke patur parasysh trendin e goditjeve dhe fuqive të tyre.
“Nuk ka nevojë për alarmim, ne shpresojmë që çdo gjë do vijë duke u reduktuar”, tha ai për Top Channel.



















