Sport
Trajneri i De Gea largohet nga Manchester United

Emilio Alvarez, i cili ka punuar shumë me portierin De Gea gjatë tri sezoneve të kaluara, është larguar nga skuadra e United.
Alvarez, 47 vjeç, mbeti pjesë e stafit të United edhe pas largimit të Jose Mourinho, por tashmë aventura e tij në ‘Old Trafford’ ka marrë fund, përcjell lajmi.net.
Trajneri ka punuar me De Gea edhe gjatë kohës kur portieri ishte pjesë e Atletico Madrid, në karrierën e tij të hershme.
De Gea në anën tjetër ka arritur marrëveshje me skuadrën për vazhdimin e kontratës së tij, dhe do të jetë në ‘Old Trafford’ për një kohë më të gjatë.
Portieri spanjoll do të jetë në Manchester deri në verën e vitit 2024. /Lajmi.net/






















