Lajme
Tragjedi në ring/ Vdes boksieri në Shkodër

Kthehet në tragjedi një ndeshje boksi në Shkodër.
Boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, teksa zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja. Bullgari ka gjetur vdekjen në spital, mbrëmjen e sotme.
I gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve teksa ndiqnin me emocion “Shkodra Boxing Night” në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”
Ndeshjet janë ndërprerë për shkak te këtij incidenti të rëndë.
















