Sport
TOPI i ARTË vjen me risi, tani do të jepet për portierët (zbuloni detajet)

“France Football”, organizatorët e ceremonisë për “Topin e Artë”,
ka treguar disa nga risitë që do të jenë këtë vit. Tashmë organizatorët do të japin
“Topin e Artë” për portierët, trofe i cili do të mbaj emrin “Yachine Trophy”, në
nder të ish portierit legjendar të Bashkimit Sovjetik, Lev Yashin.
Dhjetë nominimet për inagurimin e trofeut më të ri në botën
e futbollit do të zbulohen në 21 tetor dhe ndarja e çmimeve do të bëhet në 2
dhjetor.
Yashin luajti gjatë gjithë karrierës së tij me Dinamo Moskë
dhe është I vetmi portier I cili ka fituar “Topin e Artë”, në 1963.
Në sezonin e parë të këtij trofeu, favorit duket portieri I Liverpool, Alisson, ndërkohë që bëhet e ditur se votat do të jenë më të njëjtën procedurë si “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë.






















