Connect with us

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në mes të Shijakut, terrorizohen banorët

Publikuar

Shijaku është terrorizuar mbrëmjen  e djeshme, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Bëhet e ditur se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkaqe të rëndomta, por sherri më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, por ngjarja ka shkaktuar mjaft panic tek banorët e zonës, pasi janë ndjerë të frikësuar.

Policia i ka ndaluar dy personat e përfshirë në ngjarje, duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Advertisement