Sport
Super Rashica kthehet me gol, i shënon Dortmundit pas vetëm shtatë minutave

Rashica ka nisur ndeshjen si titullar për herë të parë pas lëndimit të pësuar, dhe e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme.
Lojtarit kosovar iu deshën vetëm shtatë minuta që të zhbllokonte takimin kundër Borussia Dortmund, raporton lajmi.net.
Rashica shfrytëzoi asistimin e Davy Klaassen për të zhbllokuar rezultatin, megjithatë vendasit reaguan shpejtë duke barazuar pas tre minutave me Gotze.
Më poshtë mund ta shihni golin e Rashicës. /Lajmi.net/






















