Connect with us

Lajme

Sudani e mbylli kufirin me Libinë dhe Republikën Qendrore të Afrikës

Publikuar

Kartum, 26 shtator – Autoritetet sudaneze sot vendosën t’i mbyllin kufijtë e tyre me Libinë dhe Republikën Qendrore të Afrikës për shkaqe sigurie, dhe kjo është masa e parë e ndërmarrë nga autoritetet e reja që nga ndërrimi i presidentit Omar el Bashir, në prill të këtij viti.

”Këshilli sovran, në mbledhjen me autoritetet lokale në Darfurin jugor, urdhëroi mbylljen e kufijve me Libinë dhe Republikën Qendrore të Afrikës për shkak të kërcënimeve për sigurinë dhe ekonominë e Sudanit”, thuhet në deklaratë.

Sudani në gusht e themeloi Këshillin sovran për ta mbikëqyrur kalimin nga pushteti ushtarak në atë civil, pas tre dekadash të regjimit autoritar dhe disa muaj pas demonstratave.

NA NDIQ NË FACEBOOK