Sport
Sot luhen tri ndeshjet që mbyllin xhiron e shtatë – vëmendja tek derbi i Anamoravës

E gjithë vëmendja e xhiros së shtatët në Superligën e Kosovës do të jetë në Anamoravë, ku do të luhet derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Dy skuadrat nga Gjilani e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri, dhe ndeshja që do të luhet sot pritet të dhurojë spektakël jo vetëm në tribuna, raporton lajmi.net.
Gjilani futet në këtë derbi nga pozita e tretë në tabelë, me një pikë më shumë sesa Drita që mban vendin e katërt. Loja luhet me fillim nga ora 15:00
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Dernicës dhe Ballkanit, e cila luhet në Drenicë, me fillim nga ora 14:00.
Në anën tjetër, skuadra e madhe e kryeqytetit, Prishtina, luan në udhëtim tek Vushtrria e promovuar në Superligë. ‘Bardh e kaltrit’ e udhëhequr nga Armend Dallku shihen favoritët për tri pikët. /Lajmi.net/






















