Connect with us

Lajme

Sinani me propzim konkret për Qytetin e Shkupit, ja si mund të reduktohet ndotja e ajrit

Publikuar

Analisti e njëkohësisht gaeztari nga Shkupi, Naim Sinani masat dhe subvencionet për uljen e ndotjes së ajrit nga zyrtarët e qytetit të Shkupit i sheh si jo efektive. Përmes një satuatsi në rrjetin social Facebook, Sinani i ka paraqitur një propzim të ri ndërmarjes për transport publik Shkup, gjë që sipas tij edhe do të ulë ndotjen por edhe do të stimuloj qytetarët në përdorimin e transprotit urban.

Statusi i plotë i gazetarit, Sinani në Facebook

“Zyrtarët e qytetit të Shkupit vazhdimisht flasin për , por personalisht mendoj se në mesin e masave duhet të jetë ulja e çmimit të transportit publik, që të motivohen qytetarët të lënë veturat në shtëpi, apo të shfrytëzojnë sa më pak TAXI, për të shkuar në punë, apo për të kryer aktivitete të ndryshme në qytet. Me çmimin e biletës 50 denar të blerë në autobus, apo 40 denarë kur paguani me telefon, nuk është se ia vlenë të hipni në autobus. Kur nga të gjitha lagjet e kryeqendrës, me taksi lëvizni për 80 deri në 100 denarë. Nëse dilni në qytet me bashkëshorten ose fëmijët, më pak do të paguani për TAXI se sa për autobus. Atëher çkuptim kanë masat për uljen e ndotjes, kur në mesin e ndotësve kryesorë janë automjetet? Konkretisht, mendoj se sidomos gjatë sezonit të dimrit, kur niveli i ndotjes zakonisht është më i lartë, bileta e autobusit duhet të ulet në 20 deanrë, ndërsa një pjesë të subvencioneve qyteti i Shkupit ti përdorë për transportin publik. Përveç unlejs së ndotjes, ulja e çmimit të biletave të transportit publik, do të ishte e mirëseardhur për puntorët që marrin rroga minimale dhe nuk ia lejojnë dot vetes të udhëtojnë me veturë”, thekson Sinani në rrjetin social Facebook.

/Zyrtare.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK