Connect with us

Lajme

Shqiptari gjendet i masakruar me thikë e armë në pyllin gjerman, ja çfarë kanë zbuluar hetuesit

Publikuar

Mediat gjermane shkruajnë se një i ri është gjetur i vdekur në pyllin e qytetit Dölauer Heide në Halle. Hetuesit kanë kryer të gjitha veprimet dhe kanë zbuluar se viktima është një shqiptar 27 vjeç.

Hetuesit kishin pasur edhe më herët dyshime se i riu kishte prejardhjen nga një shtet i Europës Jugore. Shqiptari ka vdekur nga plagët që ka marrë pasi është goditur me thikë. Një hetues tha: “Autopsia zbuloi lloje të ndryshme dhune, duke përfshirë plagë me armë zjarri dhe plagë me thikë, Kjo e fundit është arsyeja e vdekjes”.

foto galeri PreviousNext
Në këtë hetim kanë marrë pjesë edhe specialistë të veçantë, me qëllim që të mund të zbulojnë sa më shumë për rastin dhe për të arritur në gjurmët e vrasësit. Ka dyshime se shqiptari është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i vdekur është dërguar në pyll.

Trupi, që kishte plagë nga goditjet me thikë dhe me armë është gjetur nën gjethe në një kanal. I vdekuri u identifikua nga ADN-ja. Trupi i tij u zbulua rastësisht të dielën nga disa kalimtarë, të cilët sapo kanë parë trupin, kanë lajmëruar policinë. I riu nga Shqipëria ishte një person i njohur për policinë, me disa vepra penale të kryera në vend./Balkanweb

NA NDIQ NË FACEBOOK