Lajme
Shqipëria kryeson Kartën e Adriatikut, vendos dërgimin e trupave ushtarake në Irak

Ministrja e Mbrojtjës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka theksuar se Kryesimi i Kartës së Adriatikut është përgjegjësi e madhe.
Xhaçka tha se Shqipëria është e vendosur për të çuar përpara vizionin për sigurinë në rajon dhe më gjerë, duke këmbëngulur për politikën e zgjerimit.
Postimi i plotë:
“Kryesimi i Kartës së Adriatikut një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi për të çuar përpara vizionin e Shqipërisë për sigurinë në rajon e më gjerë, sidomos duke kembëngulur për politikën e dyerve të hapura dhe zgjerimin e A-5. Në Durrës, me shefat e shtabeve të vendeve anëtare, dhe me pjesëmarrjen e zëvendëskomandantit të forcave amerikane për Evropën, gjeneraltejtënant Twitty, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë. Propozimi i Shqipërisë që vendet tona të kontribuojnë me trupa edhe në misionin e NATO-s në Irak, mori pëlqimin e shefave të ushtrive të kësaj nisme dhe iu delegua Ministerialit të A-5.”



















