Connect with us

Lajme

Shqipëria e mbuluar nga “velloja” e korrupsionit 30 vjeçar.

Publikuar

Populli në morinë e fjalëve të urta të tij thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe për këtë arsye del në shesh shumë shpejt. Por çfarë lloj gëneshtre po përdorin politikanët tanë që nuk po i dalin këmbët akoma?
Si është e mundur që për 30 vjet rresht populli ynë i lashtë dhe i ditur vazhdon, pa kuptuar, të ushqehet me gënjeshtra?

Si ka mundësi që njerëz të përfshirë në skandale të pafundme, sot kërkojnë që në emër të moralit, ndershmërisë, pastërtisë, të vijnë në pushtet me çdo kusht?

A ka mundësi që një njeri i akuzuar deri dje për korrupsion, vrasje, “grabitje” të kafshatës së bukës, sot të jetë më i miri, më i dashuri, më mëndje ndrituri, njeriu që i di të gjitha hallet e popullit dhe që ua ka gjetur zgjidhjen?

E pra, kjo është thjesht një gënjeshtër e bukur. Një “vello” e re e qëndisur nga grupimi korruptiv i radhës, i cili ka si qëllim të mbulojë mendjen dhe sytë e popullit.

Që prej 2 vitesh njeriu që vodhi kombin me rrugën e pa berë, gjakosi demokracinë në protestën popullore, e që në historitë e tija fitimtare për të pasuruar sofrën e shtëpisë, u mori edhe bukën e gojës të varfërve të cilët bridhnin kazanëve për ta nxjerrë atë, sot kërkon që t’i vërë flakën vendit “jo për pushtetin e tij, por për të zgjidhur hallet e kombit”.

Prej 30 vitesh rresht politika ka ditur të manipulojë mendjen e ndritur të shqiptarit duke i hedhur çdo herë këtë tip “velloje” të thurur me kujdes dhe të propaganduar me po aq mjeshtëri.

30 vite gënjeshtër, 30 vite fjalë, 30 vite premtime, premtime që vetëm e kanë shkatërruar, mjeruar e vënë në lojë Shqipërinë.

Propagandë e “çmendur” agjenturash të huaja dalin përditë për t’i ngritur ndjenjën e atdhedashurisë popullit të pashpresë.

Megjithëse shumë hallka kanë pushuar së punuari në mënyrë normale, përsëri në Shqipëri mund të gjesh njerëz të guximshëm e parimorë të cilët duan dhe mund ta bëjnë vendin e tyre.

LIBRA ja kërkoi popullit në 2017-ën që ta ndryshonim këtë sjellje me vetveten, dhe arriti të bindë 20 000 votues. Sot ne bëjmë një thirrje akoma më të fortë për të grisur “vellon” e korrupsionit të radhës.

LIBRA ju fton që ta braktisni politikën 30 vjeçare dhe të hidhni sytë dhe t’i besoni alternativës sonë politike.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK