Connect with us

Lajme

Shkup, trevjeçari u la vetë në veturë, shkel vëllaun 5 vjeçar

Publikuar

Të enjten në mbrëmje rreth orës 19 e 15 policia është njoftuar se në klinikën Nënë Tereza është sjellur një fëmijë i moshës pesëvjeçare me lëndime të rënda trupore.

Pas masave të ndërmarra, MPB njofton se është konstatuar që rreth orës 18 në rrugën “Lluka Gerov”, babai me iniciale E.K. e ka ndalë veturën “Opel Astra” për të bartur një dërgesë, kurse fëmiu tjetër trevjeçar që ka qenë brenda në veturë e ka shtypur frenin e dorës.

Për këtë shkak, vetura ka lëvizur dhe me rrotën e përparme e ka goditur fëmiun pesëvjeçar. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-së.