Lajme
SHBA-ja vendosi sanksione për Raul Kastron dhe fëmijët e tij

Uashington, 26 shtator – SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Raul Kastros dhe fëmijëve të tij, si presion i ri për Kubën lidhur me mbështetjen për presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro.
“Si sekretar i parë i Forcave të armatosura kubaneze, Kastro është përgjegjës për mbështetjen e këtij vendi për mbështetjen e ish-presidentit të Venezuelës Maduro përmes dhunës, frikësimit dhe represionit”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo, duke e përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se Maduro nuk është president legjitim i Venezuelës.
Pompeo pohon se forcat e sigurisë së Kubës, në marrëveshje me ushtrinë dhe shërbimet për zbulim të Maduros kanë qenë të involvuar në shkeljen e ashpër dhe keqpërdorimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe torturë.






















