Lajme
“Saimir Tahiri mund të plasë filmimet në orën 16:00”

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në foltoren e Kuvendit, teksa ka komentuar procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir tahiri, për të cilin pritet vendimi final i Gjykatës së Krimeve të Rënda në orën 16:00.
Murrizi ka deklaruar se ish-ministri Tahiri mund të publikojë ndonjë kasetë me filmime sot në orën 16:00, pikërisht në momentin kur gjykata do të japë vendimin ndaj tij.
Jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet”, u shpreh Murrizi.
















