Benzina dhe dizeli nga mesnata do të shtrenjtohen për 1.5, 2 dhe 2.5 denarë, kanë bërë të ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetik.
Sipas këtij vendimi, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për 2 denarë dhe tani një litër do të kushtojë 69.5 denarë.
Çmimi i EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohet për 2.5 denarë dhe tani një litër do të kushtojë 72 denarë.
Për 1.5 denarë do të shtrenjtohet dizeli, dhe sipas vendimit një litër do të shitet për 64 denarë.
Çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri shtrenjtohet për 1 denarë dhe do të kushtojë 53.50 denarë. /SHENJA/
















