Connect with us

Lajme

Rilindja dhe krimi/ Plagoset me armë zjarr natën vëllai i kryetarit të bashkisë

Publikuar

Detaje të reja janë mësuar nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku disa persona pasi kishin konsumuar alkool janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se se i plagosuri është vëllai i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla.

Sipas informacioneve mësohet se Alla ka qenë në lokal dhe është përfshirë në sherr, ku dha ka mbetur i plagosur.  Vëllai i kreut të Bashkisë Bulqizë ka marrë mjekimin dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera deri tani ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, person që ka precedent të mëparshëm kriminal, i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK