Lajme
Reshjet e dendura/ Përmbyten rrugët e Tiranës

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur mbrëmjen e sotme në kryeqytet kanë bërë që të përmbyten disa rrugë.
Kështu, mësohet se përmbytje ka në rrugët e rrugicat e zonës “Don Bosko”, ku uji është futur dhe në katet e para si dhe bizneset pranë rrugës. Por të përmbytara rezultojnë dhe rrugët pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.
Më herët përmbytje u raportuan edhe nga qyteti i Lezhës, ndërsa sipas sinoptikanëve, reshjet do të vijojnë të mbeten prezent.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 8°C deri në 28°C mesdita.
Era do të fryjë e forte me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Ndërsa ditën e martë, 24 shtator, territori Shqiptar do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut të jenë të pranishme në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat veriore–qendrore. Temperaturat do të pësojnë ngritje të vlerave, me 2°C në mesditë./CNA.al


















