Connect with us

Kulturë

“Refuzon ndarjen me Rudina Dembacaj”/ Pas skandalit me ish deputetin, reagon bashkëshorti i moderatores

Publikuar

Prej disa ditësh, marrëdhënia mes aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj dhe bashkëshortit të saj Aleks, është në qendër të mediave rozë.

Pasi u tha se Rudina e kishte tradhëtuar bashkëshortin me një ish deputet, e kontaktuar nga CNA.al, ajo ka preferuar të mos flasë por as ta mohojë ose pohojë këtë lajm.

Por së fundmi në rrjetet sociale ka reaguar bashkëshorti i saj Aleks, ku ka postuar një foto të artikullit të një gazete e cila shkruan“E vërteta e ndarjes së aktores, bashkëshorti refuzon ndarjen me Rudina Dembacajn”, dhe ka vendosur dy emoji habije dhe të qeshurash duke i habitur të gjithë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Aleks postoi një video të Rudina Dembacaj dhe vajzës së tyre, duke u munduar të shuajë zërat për një ndarje të mundshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK