Lajme
Reforma zgjedhore dhe loja e politikës së vjetër

Konferenca e fundit për reformën zgjedhore provoi se loja politike nuk mbaron kurrë. Recitimi i përfaqësuesit të PD dhe konflikti i stisur i deputetëve të papërfaqësuar, shkatërroi pothuajse plotësisht qëllimin e kësaj konference.
E thënë në koridoret e politikës, reforma tashmë është përfunduar nga dy forcat e 30 vjeçarit politik dhe kjo periudhë shërben vetëm për show mediatik, për të bindur popullin e të huajt që ne duam bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje.
Megjithë përkujdesjen e OSBE për të krijuar diçka siç duhet, mund të themi se politika e bëri punën e saj kundër ndryshimit duke krijuar një situate sa komike aq edhe për të ardhur keq, për shfaqjen e turpshme që krijoi. E ngritur mes retorikave politike boshe, drejtuesit e politikës devijuan plotësisht qëllimin e konferencës.
Asnjë propozim konkret.
Asnjë project apo platform të prezantuar nga komisioni parlamentar për reformën zgjedhore.
Asnjë ftesë për partitë e tjera për t’u përfshirë në realizimin e reformës.
Asnjë datë tjetër takimi.
Thjesht asgjë.
Kjo ishte, me pak fjalë, situate mbas këtij takimi.
Po kush e nisi dhe e bitisi zhurmën dhe konfliktin?
Tre deputetë që në fakt nuk përfaqësojnë asnjë parti apo aleancë politike.
Tre deputetë që partitë e tyre i kanë nxjerrë nga struktura.
Tre deputetë që mesa duket duan vetëm vëmendje dhe privilegje.
Tre deputetë që bënë vetëm lojën e pozitës.
E pra, ky teatër politik nuk ka kuptim dhe nuk mund të vazhdojë më. Shqipërisë i duhet stabilitet dhe jo lojra të tilla fëminore. Shqipërisë i duhet një drejtim i ri, i cili do të vijë shumë shpejt.
Një drejtim ku të jetë i përfaqësuar i gjithë spektri i politikës dhe ku trinomi i korrupsionit elektoral të marrë ndëshkimin e duhur.
LIBRA ju bën thirrje të gjitha partive, që për më shumë se një arsye nuk kanë pse të bëhen pjesë e politikës së vjetër, të bashkohemi në një lëvizje të re për të ardhmen e Shqipërisë, vendit që kemi vendosur t’i shërbejmë me devotshmëri dhe sinqeritet.
Ne propozojmë një reformë të thjeshtë dhe efikase, pa formula apo shpikje matematikore, siç është kjo reformë që kemi sot.
• Një parlament me 100 deputetë.
• Sistem proporcional kombëtar.
• Numërim elektronik të korigjuar.
• Depolitizimi i KQZ dhe i të gjitha strukturave të varsisë. Ndoshta do të ishte mirë që ky organ të kalonte direkt nën drejtimin e Kolegjit Zgjedhor.
• Ne kërkojmë që reforma zgjedhore të shkëputet nga Komisioni Parlamentar dhe të shtrihet në një tryezë gjithëpërfshirëse ku të marrin pjesë të gjitha partitë, sa do të vogla apo të mëdha qofshin.
Të shpresojmë që të gjitha partitë e pa përfaqësuara nga kjo reformë do të bashkohen, pse jo edhe në një kualicion qeverisës të së nesërmes.
















