Lajme
Rama takon Mitsotakis në New York

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka takuar kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
Nuk dihet ende tema për të cilën kanë diskutuar dy kryeministrat.
Por takimi me kryeministrin shqiptar pritej me interes për mediat greke dhe opinionin publik pas ndërprerjes së bisedimeve dypalëshe në çështjet që kanë mbetur pezull midis Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.
Sipas televizionit shtetëror ERT , Mitsotakis ka shkuar në këtë takim me pozicionimin tashmë të njohur të Athinës zyrtare se vazhdimisht mbështet rrugën europiane të Tiranës, me kusht respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar grek.





















