Lajme
Rama: Faleminderit Angela për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar deputetët e Grupit Parlamentar CDU/CSU që votuan pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Rama theksoi se edhe ata që kanë votuar kundër, do të binden se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.
Ai falënderoi kancelaren Angela Merkel, për mbështetjen e pakursyer të saj për Shqipërinë.
“Faleminderit Angela për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë.”




















