Connect with us

Kosovë

Publicisti nga Kanadaja i jep leksione gjuhe Vjosa Osmanit: Nuk ekzistojnë “mallërat e tmerrshme”

Publikuar

Publicisti që jeton dhe vepron në Kanada, Liri Loshi ka kritikuar Vjosa Osmanin në lidhje me termin “mallra të tmerrshme”, të cilin ai e ka përdorur gjatë intervistës në T7, përcjellë Periskopi.

Ai ka thënë se me gjithë kualifikimet akademik, Vjosa ka gabuar me përdorimin  ekëtij termi pasi “mallrat e tmerrshme” nuk ekzistojnë.

“Importohet mall i tmerrshëm” (Vjosa Osmani) A mendon kush se ka mallera të tmerrshme? Për mua është një lajthitje gjuhësore. Nuk e kisha thënë, por kam parasysh kualifikimet e saj të larta akademike, plus njohjen e gjuhës angleze! Horrible goods don’t exist! Pra s’ka mallëra të tmerrshme. Ka pervoja te tmerrshme, ka luftëra të tmerrshme, termete të tmerrshme… etj por jo mallëra të tmerrshme. Albini nuk do ta bënte këtë gabim. Shumë më i hollë është djali!”, shkruan Loshi. /Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK