Lajme
Prezantohet projekti i ri i Aeroportit të Vlorës (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar projektin e Aeroportit të ri Ndërkombëtar të Vlorës.
Me këtë rast Rama, ka thënë se tani projekti është gati dhe tani i mbetët ndërtuesit ta ndërtojë.
“Kemi në dorë projektin e aeroportit, i cili është i gatshëm për tu marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin.”
I pari i Qeverisë shqiptare u shpreh se në pranverë do të fillojnë punimet për ndërtimin e aeroportit.
“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin”, shprehet Rama.
















