Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllimet për vdekjen e presidentit Zhak Shirak

Publikuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Përmes një postimi në twitter presidenti Thaçi, ka  thënë se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë nga njerëzit e Kosovës për  përpjekjen dhe mbështetjen e tij për të ndihmuar popullin kosovar në kohën e luftës kundër Serbisë.

 

 

Ish presidenti i Francës, Jacques Chirac ka qenë  kryetarë i komunës së Parisit, kryeministër si dhe president i Francë për dy mandate, për këtë aryse njihet edhe si politikani me karierën më të gjatë politike në Evropë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999. Jacques Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës! HTH (Foto: Reuters)

NA NDIQ NË FACEBOOK