Connect with us

Lajme

Presidenti izraelit i dha leje Netanjahut të formojë qeveri

Publikuar

Tel Aviv, 25 shtator  – Presidenti izraelit sot i dha leje kryeministrit Benjamin Netanjahu  të formojë qeveri të re pas zgjedhjeve të javës së kaluar, në të cilat nuk kishte fitues të qartë, kumtoi kabineti i tij.

Publikimi vijoi pas takimit të përbashkët mes presidenti Rezven Rivlin, Netanjahut dhe kryeministrit të emëruar Beni Ganc.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përsëritura në Izrael tregojnë se partia në pushtet  Lukud ka marrë edhe një vend në Parlament, por kjo nuk nuk ndryshon asgjë lidhur me vështirësitë për formimin e Qeverisë. Partia e djathtë e kryeministrit Benjamin Neranjahu ka marrë 32 prej 120 vendeve në Parlament,  një më pak nga partia Blu – të Bardhë të rivalit të tij Beni Ganc.

Me mbështetjen e partive të tjera, Netanjahu  ka gjithsej 55 vende të deputetëve, ndërsa Ganc, i cili është ish shef i Shtatmadhorisë, ka 54 mandate.

Duke marrë parasysh që partia ultra e djathtë e ish ministrit të Mbrojtjes Avigdor Liberman nuk dëshiron me tetë vendet e veta të marra të deputetëve të mbështesë asnjë nga kandidatët, as Netanjahu as Ganc nuk mund të formojnë shumicë prej 61 deputetëve në Parlament.

NA NDIQ NË FACEBOOK